Raportohet se një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në ambientet e një qendre masazhi në Prishtinë, shkruan Enigma.
Sipas Sinjalit, bëhet fjalë për një burrë rreth të 60-ave, i cili u gjet i vdekur në “Queen Massage”, në Dragodan.
Vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.
Viktima ende nuk është identifikuar nga Policia, pasi burri nuk ishte dokumente identifikimi me vete në momentin kritik.
Në vend të ngjarjes, janë gjetur edhe disa vajza që punojnë në qendrën e masazhit, “Queen Massage”.
Me procedurat të tjera të rastit, do të merret Prokurori i çështjes.