Një shofer në Prishtinë është gjobitur me 150 euro dhe i është hequr një pikë, pasi bëri vozitje të rrezikshme te “Rrethi me Flamur”, shkruan Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdon angazhimet për të rritur sigurinë në trafik.
“Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik Përveç planeve policia ka pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkelje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik. Pjesë e punës së zyrtarëve të njësitit të trafikut ka qenë edhe identifikimi dhe gjobitja e tyre. Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.