Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) lanson sot thirrjen e dytë publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.
Lansimi i projektit do të bëhet nga ora 14:30.
Ky projekt ka për qëllim subvencionimin direkt për familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.
Në thirrjen e parë mijëra qytetarë kanë përfituar nga subvencionimi. / Gazeta Enigma.