Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027, duke thënë se kjo “as që mund të imagjinohej vite me parë”.
Rama ka njoftuar gjatë fjalës së tij në Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë të hënën se vitin e ardhshëm Shqipëria do të jetë mikpritëse e 44 liderëve të vendeve evropiane.
“Shqipëria vitin tjetër do t’i mirëpresë liderët e 44 vendeve evropiane nga Britania në Ukrainë apo nga Suedia e Norvegjia në Turqi, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Sa e rëndësishme është për ne që jemi një vend i vogël që të përfaqësohemi me volumin më të lartë të ambicies dhe aftësisë për të qenë të respektueshëm, na jep mundësinë që ne të jemi mikpritës i Samitit të NATO-s vitin 2027, as që mund të imagjinoheshin vite më parë”, ka deklaruar Rama.
“Tirana Diplo 2024” titullohet konferenca e Ambasadorëve, e cila nisi sot punimet në Tiranë.