Partizani së fundmi ka prezantuar trajnerin e ri, serbin Aleksandar Veselinoviç.
Goran Lazareviç dhe Dragan Aniçiç do të asistojnë kryetrajnerin në këtë detyrë të re, që vjen pas afro një viti pauzë nga ana e tij, njofton “Panorama Sport”, transmeton Gazeta Enigma.
Pjesë e stafit teknik do të vijojë të jetë edhe Renaldo Kalari.
Ish-mbrojtësi do të jetë edhe “ura lidhëse” mes trajnerit të ri dhe lojtarëve.
Pjesë e stafit teknik do të vijojë të jetë edhe përgatitësi atletik, Luis Nabais i cili ekipit i është bashkuar në qershor.
Nga dita e djeshme trajneri i ri i Partizanit, Aleksandar Veselinoviç ka nisur punën për vijimin e kampionatit.
54-vjeçari serb dje ka kryer stërvitjen e parë, teksa në ditët në vijim orientimi do të jetë tërësisht te sfida e radhës kundër Teutës në kampionat, e planifikuar të shtunën në orën 20:00. /Gazeta Enigma