Policia ka njoftuar se është arrestuar një burrë në Gjakovë, pasi dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht një grua.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjakovë / 27.08.2024 – 02:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e ka ngacmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.