Pas hapjes së postës në veri, dy ministra të Qeverisë së Kosovës, Elbert Krasniqi dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli janë parë duke kaluar tek Ura e Ibrit.
Të dy ministrat nuk janë deklaruar për media.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje ka thënë se hapja e Urës mbi lumin Ibër është liri e lëvizjes dhe liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë e po ashtu edhe në Bashkimin Evropian.
Derisa institucionet e Kosovës po kërkojnë që e njëjta të hapet, bashkësia ndërkombëtare po thotë se hapja e Urës së Ibrit duhet të jetë pjesë e dialogut, shkruan Kosova Press.
Kurti ka treguar se në këtë javë e po ashtu edhe në javën e ardhshme do të kenë vizita nga delegacioni i NATOS-, delegacioni danez e po ashtu edhe ministra të jashtëm të dy shteteve anëtare të NATO-s.
Ura kryesore mbi lumin Ibër që nga viti 1999 e ndan Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.