INPO: Kundërshtimi i Komunës së Gjilanit ndaj vendimit të OShP-së për stadiumin nuk ka bazë ligjore

INPO: Kundërshtimi i Komunës së Gjilanit ndaj vendimit të OShP-së për stadiumin nuk ka bazë ligjore

Organizata INPO (Iniciativa për Progres) përmes një komunikate, ka thënë se kundërshtimet e Komunës së Gjilanit ndaj vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për të anuluar tenderin pë renovimin e stadiumit të Gjilanit nuk kanë bazë ligjore dhe sipas tyre rrezikojnë pavarësinë e vendimmarrjes në OShP, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas organizatës, vendimi i OShP-së paraqet vendim përfundimar dhe se Komuna e Gjilanit ka kontestuar këtë vendim.

Pasi Komuna e Gjilanit ka parashtuar kërkesë pranë OSHP-së për shfuqizimin e vendimit të këtij të fundit, në bazë të të cilit është anuluar procedura e prokurimit, INPO vlerëson se qasjet e tilla mund të shihen si forma të ndikimit ndaj pavarësisë profesionale të autoriteteve kompetente në fushën e prokurimit publik.

“INPO vlerëson se qasjet e tilla të reagimit të autoriteteve kontraktuese, të cilat kanë qenë të pranishme edhe në të kaluarën, jo vetëm që nuk kanë bazë juridike për t’u praktikuar, por ato mund të shihen edhe si forma të ndikimit ndaj pavarësisë profesionale të autoriteteve kompetente në fushën e prokurimit publik”, thuhet në komunikatën e organiztës.

Nga INPO, konsiderojnë se Komuna e Gjilanit, do të duhej ta kishte të qartë se vendimi i shpallur nga OshP, paraqet një akt administrativ përfundimtar dhe detyrues për autoritetin kontraktues.

“Në rastin konkret, Komuna e Gjilanit, si autoritet kontraktues do duhej të kishte të qartë se Vendimi Nr. 2024/0521, i datës 09.08.2024, i shpallur nga OShP, paraqet një akt administrativ përfundimtar dhe detyrues për autoritetin kontraktues”, thuhet në komunikatë, duke theksuar se vendim është i karakterit obligativ për komunën.

“Ky vendim është i karakterit obligativ për komunën, dhe se e njëjta nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim përkitazi me çështjen lëndore, dhe se pasojat e aktit shprehen në anulimin e gjithë procesit të zhvilluar”, theksohet në komunikatë.

Sipas INPO-së, ligji për prokurimin publik rregullon në mënyrë të detajuar procedurën e ankimimit të palëve pjesëmarrëse.

“Ligji për Prokurimin Publik, si ligj special për proceset e prokurimit publik, rregullon në mënyrë të detajuar procedurën e ankimimit të palëve pjesëmarrëse. Kjo procedurë është sqaruar më tej përmes Rregullores Nr. 001/2022 për Prokurimin Publik”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, sipas tyre sikurse Ligji për Prokurimin Publik, ashtu edhe Rregulloja përcaktojnë dy nivele të ankimimit.

“Mjetin e kundërshtimit, që shqyrtohet brenda autoritetit kontraktues, si shkallë e parë e ankimimit, dhe ankesën që mund të dorëzohet pranë OShP-së, si shkallë dytë dhe përfundimtare e ankimimit”, thuhet në komunikatë.

Pra, sipas INPO-së Komuna e Gjilanit, si autoritet kontraktues nuk ka vepruar në përputhje me dispozitat e parashikuara në Ligjin për Prokurimin Publik.

“Në vështrim të dispozitave ligjore që rregullojnë procedurat e ankimimit ndaj aktit përfundimtar administrativ të prokurimit publik, INPO vlerë sin se Komuna e Gjilanit, si autoritet kontraktues, nuk ka vepruar në përputhje me dispozitat e parashikuara në Ligjin për Prokurimin Publik”, thuhet në komunikate, duke potencuar se sipas INPO-së, komuna ka zgjedhur të kontestojë vendimin përfundimtar të OSHP-së.

“Konkretisht, komuna ka zgjedhur të kontestojë vendimin përfundimtar të OSHP-së duke u referuar në nenet 53, 57.1 dhe 98 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Referenca në dispozitat e Ligjit për Procedurën Administrative pë r të  kë rkuar anulimin e vendimit nuk ë shtë  rruga përmes së  cilës kundërshtohet ky vendim i OShP-së”, thuhet në komunikatë.

Tutje, sipas INPO-së forma e vetme ligjore për të kundërshtuar një proces të tillë administrativ, do të ishte vetëm për konfliktit administrativ.

“Në këtë kontekst, forma e vetme ligjore për të kundërshtuar një proces të tillë administrativ, do të ishte e mundshme vetëm përmes konfliktit administrativ, që mund të inicohet pranë Gjykatës Themelore për Çështjet Administrative, sipas nenit 119 të Ligjit për Prokurimin Publik, dhe nenit 10 të Ligjit Nr. 03/L-202 për Konfliktet Administrative”, thuhet tutje në komunikatë.

Organizata INPO konsideron se autoritetet kontraktuese duhet të mbrojnë interesat e tyre juridike vetëm brenda kornizës ligjore të lejueshme dhe të evitojnë çfarëdo forme të presionit që mund të ndikoj në punën e institucioneve të pavarura.

Related Articles