Podujevë: Plagoset një 16-vjeçar nga një përleshje me armë

Podujevë: Plagoset një 16-vjeçar nga një përleshje me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Obrançë në Podujevë, ku një person është qëlluar me armë zjarri. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për një të mitur, të moshës 16 vjeçare, i cili është plagosur në nga një person tjetër.

Burimet e Sinjalit thonë se edhe i dyshuari është i moshës së mitur, i cili tashmë ka përfunduar në prangat e Policisë.

Bazuar në informacionet e para, rasti dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, por kjo pistë pritet të konfirmohet gjatë ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore.

Lidhur me incidentin, janë kryer edhe bastisje, me ç’rast është konfiskuar arma e përdorur në rast dhe janë kryer ekzaminimet e tjera.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit për zbardhjen në plotni të rastit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Related Articles