Një i moshuar shqiptar plagos me thikë rejën e tij në Itali, kapet nga policia

Një i moshuar shqiptar plagos me thikë rejën e tij në Itali, kapet nga policia

Një i moshuar, shqiptar në Itali ka përfunduar në pranga.

Kjo pasi ai dyshohet se e ka goditur me thikë nusën e djalit të tijë.

70-vjeçari raportohet se e ka goditur disa herë 28-vjeçaren duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, raporton A2CNN, transmeton Gazeta Enigma.

E reja u transferua me urgjencë në spital. Pas ndërhyrjes së mjekëve ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do të monitorohet për rreth dhjetë ditë prej stafit të spitalit.

Karabinerët arrestuan menjëherë të moshuarin, i cili në momentin e ndalimit kishte në xhep biletën e avionit për në Tiranë dhe kishte menduar arratisjen.

70-vjeçari akuzohet për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe aktualisht ndodhet në burgun S. Giorgio në Lucca.

Mosmarrëveshjet mes të moshuarit dhe nuses së djalit kishin nisur pak ditë më parë ku pas një debati me tone të larta mes tyre ishte dashur të ndërhynte policia.

Vjehrri dhe 28-vjeçarja ishin përplasur për vizionin e ndryshëm të rolit të gruas në familje, me vajzën që mbështetej nga bashkëshorti, por jo nga 70-vjeçari./Gazeta Enigma

Related Articles