Nga tani e tutje Zyra e BE-së në Kosovë do të ketë shefin e ri.
Është ky Diplomati estonez, Avio Orav që është ngarkuar me këtë përgjegjësi.
Ai mori detyrën nga Tomasz Szunyog, i cili shërbeu deri më tani në këtë detyrë.
Orav njoftimin e bëri përmes platformës X, ku tha se këtë po e bën duke ndjerë përgjegjësi të thellë ndaj pozitës që do ta ushtroi.
Estonezi theksoi se do të punojë ngushtë për ta mbështetur rrugën e Kosovës drejt BE-së.
“Me kënaqësi të madhe dhe një ndjenjë të thellë të përgjegjësisë po e marr postin e Shefit të Zyrës së BE-së/Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, një partner i rëndësishëm i BE-së në Ballkanin Perëndimor. Zotohem se do të punoj krah për krah me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë të BE-së në Kosovë për t’i çuar përpara marrëdhëniet tona diplomatike dhe politike, për ta konsoliduar pozitën e BE-së si investitor, partner tregtar dhe donator më i madh i Kosovës dhe për ta mbështetur rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe reformat në lidhje me BE-në”, tha ai.
Aivo Orav, ka një karrierë të gjatë për mbi 30 vjet në diplomaci. /Gazeta Enigma