Viti i ri shkollor, Kurti uron nxënësit

Viti i ri shkollor, Kurti uron nxënësit

Pas disa muajsh pushim, nxënësit sërish u janë kthyer bankave shkollore.

Me ç’rast kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Përmes një postim në Facebook, ai ka thënë se shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe i rrugëtimit të përbashkët të mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve të shtetit drejt të ardhmes.

“Edhe këtë vit, po bëjmë subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit nga klasa e parë (I) deri në klasën e nëntë (IX), ndërkohë që nga muaji gusht i kemi rritur shtesat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç përmes së cilave po ofrojmë mbështetje të vazhdueshme të shtetit ndaj fëmijëve dhe familjeve”.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është angazhuar dhe kujdesur që ky vit i ri shkollor të fillojë mbarë, e unë uroj që ai të jetë i suksesshëm për të gjithë!”, ka thënë Kurti. /Gazeta Enigma

Related Articles