Kanosi pronarin e një mediumi, aktakuzë për një person në Mitrovicë

Kanosi pronarin e një mediumi, aktakuzë për një person në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka ngirtur aktakuzë një personi me iniciale L.L.

Ai dyshohet se ka kanosur pronarin e portalit Veriu.info.

“I pandehuri L.L., me datë 28 gusht rreth orës 22:00 minuta në Mitrovicë, seriozisht kanos personin me iniciale G.M., – pronar i portalit Veriu.info, duke e kanosur se do t’i shkaktoj ndonjë te keqe, për shkak të publikimit që portali që e drejton i dëmtuari kishte bërë për arrestimin e babit të të pandehurit L.L., e duke i shkruar mesazhe kërcënuese, me çka të dëmtuarit i ka shkaktuar frikë e shqetësim emocional”, thuhet në komunikatën e prokurorisë, transmeton Gazeta Enigma

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit. /Gazeta Enigma

Related Articles