Mbrojtësi i djathtë kosovar, Armend Thaqi tashmë është zyrtarisht lojtari më i ri i SC Gjilanit, shkruan Gazeta “Enigma”.
Armend Thaqi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Gjilanit.
Thaqi para se të trasnferohej në Cluj ishte pjesë e Ballkanit me të cilin ka 172 paraqitje, duke shënuar 15 gola e duke dhuruar 36 asistime.
Mbrojtësi kosovar u shpall tri herë radhazi kampion me Ballkanin, teksa e fitoi edhe një Kupë të Kosovës.
Armend Thaqi më herët gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe për Prishtinën e Gjilanin në Superligë.
Thaqi po ashtu ka edhe pesë paraqitje me kombëtaren e Kosovës, duke shënuar një gol. /Gazeta Enigma/