Analisti Imer Mushkolaj, ka deklaruar se ura e Ibrit nuk do të hapet vetëm se po përdoret nga ana e kryeminstrit Albin Kurti për çështje elektorale, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Mushkolaj ka theksuar se ura nuk do të hapet, të paktën jo në këtë verë.
“Nuk hapet ura, nuk do të hapet. Por Kurti do ta përdor për zgjedhje. S’besoj që do hapet të paktën jo shpejt siç ka thënë VV. Kurti ka thënë se ura do hapet gjatë verës, do presim ne jemi këtu nëse hapet 27 shtator. Brenda verës nuk do hapet”, tha Mushkolaj në Debat Plus.