Mos aprovimi i drejtimeve mjekësore në disa shkolla profesionale kanë bërë që komunat të ankohen në Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, raporton Gazeta Enigma.
Për mos aprovimin e këtyre drejtimeve, ministrja e MAShTI-it, Arbërie Nagavci ka dhënë sqarime duke përmendur edhe shkollat të cilat nuk kanë pasur vendim për hapjen e këtyre profileve.
Nagavci thotë se secila nga komunat e përmendura mund të parashtrojnë kërkesë me shkrim për hapjen e profileve mjekësore për vitin shkollor 2021/2022, ndërkohë që komisioni do t’i verifikojë nëse plotësojnë kushtet.
Megjithëkëtë, ministrja ka theksuar se të gjithë personat të cilët në mënyrë të jashtëligjshme kanë mundësuar zhvillimin e mësimit duke rrezikuar diplomat e nxënësve do të mbahen përgjegjës.