Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Rumani

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Rumani

Të gjitha biletat për duelin Kosovë – Rumani janë shitur, bën të ditur FFK, shkruan Enigma.

Kombëtarja e Kosovës e pret Rumaninë të premten me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kosova dhe Rumania hapin kualifikueset për Ligën e Kombeve në grupin të J të Ligës C.

Më poshtë keni njoftimin e FFK-së:

“Të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Rumani janë shitur!
Ju njoftojmë se të gjitha biletat për ndeshjen e shumëpritur Kosovë – Rumani janë shitur!
Faleminderit për mbështetje të jashtëzakonshme dhe entuziazmin tuaj të pafund.
Jemi të lumtur që stadiumi “Fadil Vokrri”, si gjithmonë, do të jetë i mbushur me energji dhe pasion për të mbështetur Dardanët tanë”, shkruhet në njoftim.

Related Articles