Hapen pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak, largohen bllokadat

Hapen pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak, largohen bllokadat

Janë hapur dy pikat kufitare, ato në Merdarë dhe Bërnjak, pas largimit të bllokadave nga ana e shoqatave serbe në pjesën e Serbisë.

Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak”, shkroi Sveçla.

“Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë”, shtoi ai. /Gazeta Enigma

Related Articles