“Betimi për Drejtësi” ka adresuar pyetje tek kryesuesi i Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj, për të kuptuar nëse ky institucion e vlerëson shkelje të Kodit të Etike konsumimin e alkoolit gjatë orarit të punës.
Mirëpo, në përgjigjen e dhënë me shkrim nga zyra për informim, nuk jepet një përgjigje konkrete se si e interpreton këtë sjellje KPK mbi frymën e standardeve dhe sjelljes profesionale dhe morale të prokurorëve.
“Lidhur me pyetjet tuaja, ju informojmë se çdo rast trajtohet si rast specifik, andaj edhe mund t’i drejtoheni secilit autoritet kompetent në pajtim me Ligjin për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Ju lutem, për rastin konkret mund t’i drejtoheni Kryeprokurorit të PTH në Prizren, si autoritet kompetent për ta trajtuar këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e KPK-së.
Por, në mbledhjen e mbajtur më 1 gusht, KPK ka themeluar edhe komisionin disiplinor për trajtimin e rasti të prokurorëve Nixha dhe Gashi.
“Autoriteti kompetent ka paraqitur kërkesë për fillimin e hetimin disiplinor ndaj dy prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Prizren për shkak se janë përfshirë në sjellje të cilat dëmtojnë reputacionin e Prokuroritë të Shtetit sipas nenit 6 paragrafi 2 pika 1.3 dhe paragraf 2 pika 2.10 e Ligjit numër 06L057 për Përgjegjësinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Kërkesën e kemi pranuar bashkë me ftesën për takim dhe fjala është për hulumtimin që ka bërë “Betimi për Drejtësi” lidhur me konsumimin e pijeve alkoolike brenda orarit zyrtar nga zyrtarët e sistemit të drejtësisë në Prizren si dhe qëndrimi i këtyre dy prokurorëve me palën në të njëjtin lokal ku kanë qenë duke konsumuar alkool. Për më tepër e kemi përshkruar edhe kërkesën e autoritetit kompetent me materialet që i kemi pranuar. Meqenëse janë dy prokurorë para nesh e kemi vetëm një kërkesë ngase prova dhe rasti është i njëjtë, për këtë kërkojë që kjo çështje të bashkohet dhe të formohet një rast i vetëm dhe një panel hetimor për këtë çështje. A dëshironi me marrë fjalën me diskutu? Nuk ka. E hedhim në voztim kërkesën. Kush është për? Kush është kundër? Kush abstenon? Një votë abstenim dhe 11 vota për, kundër nuk ka. Konstatojmë që u aprovua kërkesa e themelimit të panelit hetimor”.