Futbollisti Edon Zhegrova sot u përjashtua nga Kombëtarja e Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Bashkë me Zhegrovën, u përjashtuan dhe Arjanet Muriq dhe Florent Muslija.
Sipas burimeve të Klan Kosovës brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, arsyeja e përjashtimit të Edon Zhegrovës, Arjanet Muriq, Florent Muslijës nga kombëtarja është qëndrimi i vonë në klube të natës.
Edon Zhegrova ka reaguar menjëherë pas këtij lajmi, duke fshirë foton për Kosovën, ku ai thoshte se do të ktheheshin më të fortë pas humbjes me Rumaninë.