Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Qipron, sot me fillim nga ora 18:00.
Ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pas humbjes nga Rumania, Kosova edhe njëherë tjetër kërkon fitore ndaj kundërshtarit.
Në konferencën për media, ekipi shpreson kësaj radhe në rezultat pozitiv.
Mirëpo kujtojmë se kombëtarja kosovare, në këtë ndeshje nuk do t’i ketë tre nga futbollistët e saj, pasi ata u përjashtuan për thyerje të rregullave.
Bëhet fjale për Edon Zhegrovën, Florent Muslijën dhe Arjanet Muriq.
Gjatë së dielës është aluduar se aryseja e përjashtimit të tyre është qëndrimi deri në orët e vona në një klub nate, gjë të cilët futbollistët e mohuan. /Gazeta Enigma