Konjufca: Bashkësia ndërkombëtare e një anshme – dialogu ndodhet në një ‘qorrsokak’

Konjufca: Bashkësia ndërkombëtare e një anshme – dialogu ndodhet në një ‘qorrsokak’

Sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Menjëherë pas mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është shprehur se Bashkësia Ndërkombëtare është e njëanshme në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se dialogu në formatin qysh ka qenë nga viti 2011, e pati arkivolin më 24 shtator, pra kur ndodhi sulmi në Banjskë vitin e kaluar, njofton Gazeta Enigma.

“Dialogu ndodhet tërësisht në një qorrsokak prej të cilit nuk po shoh shumë rrugëdalje. Këtij qorrsokaku para se gjithash i ka kontribuar Serbia me veprimet e veta. Mendoj që dialogu në formatin qysh ka qenë prej vitit 2011, e ka pasë arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë sepse informatat të cilat i posedon Bashkësia Ndërkombëtare edhe institucionet e sigurisë përfshirë inteligjencën, tregojnë qartë që ky grup i madh kriminal prej qindra personave e ka pasur mbështetjen prej shtetit të Serbisë. Atyre iu ofrua logjistika dhe mbështetja shtetërore edhe poligonet ushtarake me ushtru ata me i marr armët, kemi fakte që ka pasur edhe shkëmbim armësh mes ushtrisë dhe grupit terrorist. Konsideroj që për këtë arsye është shkatërruar edhe minimumi i mirëbesimit që kërkohet ta ketë një proces i negociatave që të mund të vazhdohet normalisht. Kjo ishte ajo që ndodhi në Banjskë. Ishte gozhda e fundit e arkivolit të dialogut të Brukselit, sa i përket dialogut i cili kishte filluar në vitin 2011”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari tutje u shpreh se i takon Bashkësisë Ndërkombëtare të jetë shumë e përcaktuar se çka po dëshiron. /Gazeta Enigma

Related Articles