Nxënësit në Shqipëri u janë rikthyer sërish bankave shkollore.
Mirëpo shifrat e nxënësëve këtë vit shkollor për sistemin parauniversitar kanë shënuar ulje në krahasim me vitin e kaluar.
Një trend ky që nuk njeh ndalim, njofton A2CNN, tramsnton Gazeta Enigma.
Ky fenomen më i theksuar duket të jetë në Gjirokastër.
Edhe në Elbasan fenomeni i tkurrjes së numrit të nxënësve është evident, ku në zonat rurale mësimi do të kryhet me klasa kolektive.
Në Vlorë, numri i nxënësve të regjistruar në klasat e para dhe ato të dhjeta është ulur me gati 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar ku janë të paktën 4-5 pesë klasa më pak si për klasat e para ashtu edhe ato të dhjetat.
Durrësi gjithashtu ka një numër të konsiderueshëm nxënësish më të vogël se viti i kaluar shkollor, veçanërisht ato që janë regjistruar për herë të parë në bankat e shkollës, që janë 624 më pak se viti i kaluar.
Sakaq në Korçë, uljen e numrit të nxënësve të sistemin parauniversitar e ka bërë publike vetë drejtoresha e zyrës vendore të arsimit, e cila jep edhe zgjidhjen për mësuesit që u shkurtohen orët e mësimit.
Ndërsa në Shkodër, sipas të dhënave zyrtare nga drejtoria vendore e arsimit, ulja e numrit të nxënësve në të gjithë sistemin parauniversitar përllogaritet në 2 për qind. /Gazeta Enigma