Ka rënë nga sistemi uebfaqja “eKosova” në të cilën mund të bëhej regjistrimi i personave për vaksinim, shkruan Gazeta ‘Enigma”.
Në lidhje me këtë, Gazeta Enigma është munduar të kontaktoj Niman Bardhin, përgjegjës për vaksionim në sallën 1 Tetori në Prishtinë, por ky i fundit nuk është përgjigjur.
Nga qendra “Bashkim Selishta” në Gjilan, në lidhje me këtë rast ka folur Ismet Uruqi, përgjegjës për vaksinimi në këtë komunë.
Ai ka thënë se kjo është përgjegjësi e mirëmbajtësve të serverit në qendrat kryesore dhe nuk ka të bëjë me mungesë të vaksinave.
Në pamjet që ka siguruar Gazeta Enigma në qendrën “Bashkim Selishta” në Gjilan, shihen shumë qytetarë të cilët janë duke pritur, për më shumë se dy orë, për të mar vaksinën.
E me rënjën e këtij sistemi shumë qytetarë dyshuan se ka mungesë të vaksinave.
Uruqi theksoi se procesi i vaksionimit në Gjilan po shkon në mënyrën e duhur dhe nuk ka ndonjë parregullësi.
“Kemi material, Vaksina, shiringa, e gjithçka tjetër që është e nevojshme për këtë proces”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai ka theksuar se kanë një numër të mjaftushm të stafit, me të cilët po punohet maksimalisht.
Tutje ai tregon se ka të siguruara edhe 18 mijë vaksina Pfizer për muajin Korrik.
Uruqi tregon se në qendrën “Bashkim Selishta” në Gjilan, vetëm gjatë ditës së djeshme, numëri i vaksionimit të qytetarëve ka arritur deri në 480 njerëz ka, ndërsa sot deri në orën 13:00, gjithsej janë vaksionuar mbi 300 persona me vaksinën Pfazer.
Sipas MSH, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 196.829 doza të vaksinës, kurse deri më sot 47.141 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta Enigma/