Çështja e hapjes së urës së Ibrit vazhdon të mbetet një nga tematikat më të komentuara të momentit, raporton Gazeta “Enigma”.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për çështjen e hapjes së urës së Ibrit pas deklaratave të fundit që dha Kurti për hapjen e saj.
Përmes një postimi në profilin e saj në Facbook ajo ka shkruar se Kurti ka dështuar në hapjen e urës së Ibrit.
“Tash kur dështoi ta hap Urën, Kurti e ka gjetur fajtorin – po thotë ‘po presim KFOR-in dhe shtetet e Quint-it” – ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Kurti ka thënë se tani janë në pritje të QUINT-in dhe KFOR-it për këtë çështje, duke e përmendur koordinimin me këta mekanizma./Gazeta Enigma/