Dyshohet se kërcënoi një person, IPK rekomandon suspendimin e polices në Prishtinë

Dyshohet se kërcënoi një person, IPK rekomandon suspendimin e polices në Prishtinë

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtareje policore në Prishtinë e cila dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Kanosja’, shkruan Enigma.

Përmes një komunikate për media, IPK njofton se informacionet e para lidhur me këtë rast i kanë pranuar dje pasdite nga ankuesi përmes telefonit.

“Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje në orët e pasdites nga ankuesi fillimisht përmes telefonit. Pas pranimit të informacioneve fillestare hetuesit e IPK-së kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit”, thuhet në komunikatë.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore, derisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, njofton IPK-ja.

Related Articles