Këtë të mërkure është vërejtur një prezencë më e madhe e trupave të KFOR-it mbi Urën e Ibrit, raporton Gazeta “Enigma”.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për Gazetën “Enigma” tha se ishte vetëm ushtrim i trupave të KFOR-it.
“Ishte një ushtrim, mirë po më duket mua. Për ditë po i mbajnë, for mirë është”, tha Elshani.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që trupa të KFOR-it vërehen në prezencë më të shtuar mbi Urën e Ibrit, pasi një gjë të tillë e kanë bërë edhe disa herë muajin e kaluar. /Gazeta Enigma/