Presidenca e Kosovës ka shpallur tender në vlerë rreth 10 mijë euro për furnizim me flamuj të Republikës së Kosovës dhe shtiza për flamuj, shkruan Enigma.
Në njoftimin për kontratë specifikohet se me këtë tender parashihet furnizimi me 150 flamuj dhe 15 shtiza.
Këta flamuj do të vendosen në hapësira të brendshme.
Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 12 muaj.
Kompanitë e interesuara kanë afat që të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 25 shtator, në orën 14:00, kur edhe mbahet takimi për hapjen e tenderëve.
“operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze”, thuhet në njoftim.