Dëshmitari në Hagë: S’kam asgjë ndaj tyre – nuk i njoh, nuk e di pse jam ftuar

Dëshmitari në Hagë: S’kam asgjë ndaj tyre – nuk i njoh, nuk e di pse jam ftuar

Halim Berisha, gjatë dëshmisë së tij në seancën e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, tha se nuk i njeh të akuzuarit, nuk ka asgjë ndaj tyre dhe nuk e dinë arsyen përse ZPS-ja e ka ftuar për të dëshmuar në këtë gjykim.

“Nuk i njihja, absolut nuk i njoh asnjë dhe nuk e di arsyen pse më kanë ftuar”, tha ai në seancë.

Përpara kësaj, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, ai pohoi se e kishte thirrur dy herë në telefon Prokurorinë për të pyetur pse duhej të jepte dëshmi në këtë proces gjyqësor, pasi nuk e kishte kuptuar arsyen e një gjëje të tillë.

Ai gjithashtu pohoi se i kishte thënë ZPS-së se ai nuk kishte dëshmi kundër të akuzuarve për shkak se nuk kishte asgjë kundër tyre dhe nuk i njihte.

“Shumë e saktë. Nuk kam kurrgjë ndaj tyre, nuk i njoh. Nuk e di”, tha dëshmitari i Prokurorisë, raporton Betimi për Drejtësi.

Related Articles