Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që ka pasur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen.
I pari i ekzekutivit ka thënë se zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen dhe unitetin në Evropë, shkruan Gazeta Enigma.
Kryeministri gjithashtu e falënderoi presidenten e KE-së për ftesën për drekën e punës por edhe për mbështetjen e saj për Ballkanin Perëndimor.
“Kosova është e etur për t’u bashkuar në ‘garën për në krye’ në një proces anëtarësimi të bazuar në merita. Me zgjerimin e kthyer në agjendën e BE-së, ne presim me padurim marrjen e statusit të vendit kandidat dhe pyetësorit, pasi angazhimi ynë ndaj reformave, zhvillimit dhe demokracisë vetëm sa bëhet më i fortë”, ka shkruar Kurti në “X”.
Gjatë ditës në Bruksel, Kurti mori pjesë në një drekë pune, bashkë me liderët e tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor./GazetaEnigma/