Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është arrestuar në Pejë pasi dyshohet për “kanosje ndaj personit zyrtar”.
Sipas Policisë ajo dyshohet se të dielën ka kanosur dy policë.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka kanosur dy zyrtar policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. / Gazeta Enigma.