Sot bëhen një vit prej kur një akt agresioni i organizuar nga Serbia ndodhi në fshatin Banjskë të Zveçanit ku në një pritë ishte vrarë polici Afrim Bunjaku.
E për këtë ka reaguar Presidentja Vjosa Osmani, se cila theksoi se Afrim Bunjaku ra dëshmor për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.
“Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë! “, shkruan presidentja.
Më herët reagoi edhe kryeministri Albin Kurti dhe Ambasada gjermane në Kosovë, ku kërkuan drejtësi për rastin / Gazeta Enigma.