Stano reagon për sulmin në Banjskë, kërkon drejtësi dhe llogaridhënie

Stano reagon për sulmin në Banjskë, kërkon drejtësi dhe llogaridhënie

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë në njëvjetorin e kësaj ngjarjeje, raporton Gazeta Enigma.

Ai theksuar se BE-ja kërkon përndjekje penale të personave përgjegjës për këtë sulm, dhe është e përkushtuar për drejtësi.

“Kosova: Një vit pas sulmit në Banjskë Bashkimi Evropian përsërit thirrjen për ndjekjen penale të përgjegjësve dhe e riafirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie”, ka shkruar Stano në X, njofton Klankosova.tv.

“Është një rikujtues për nevojën për përpjekje të vazhdushme për të ruajtur sigurinë dhe për të avancuar me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”.

Related Articles