Tash e tutje rruga rajonale Ballaban-Banjskë do ta mbajë emrin e heroit Afrim Bunjaku.
Për zbulimin e emrit të kësaj rruge atje shkoi kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, si dhe ministra të kabinetit qeveritar.
Ndërkaq, sot pas homazheve që bëri te varri i Afrim Bunjakut, Kurti tha se rruga e tij është rruga e të gjithëve.
“Sot në Banjskë të Zveçanit është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga “Afrim Bunjaku”. Kjo është rruga e të gjithë neve”