Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë varrit të heroit Afrim Bunjaku, duke thënë se “sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të “Heroit të Kosovës”.
“Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.
“Bashkëshortes së tij, Lumnijes, vajzës Arbenitës, djemve Jetlumit e Fatlumit dhe gjithë familjes Bunjaku, u shpreha respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj”.
“Kosova dhe qytetarët e saj do ta kujtojnë përgjithmonë me respekt dhe përulje heroin Afrim Bunjaku”, përfundoi Haradinaj. /Gazeta Enigma