Mbrëmë, Klubi Basketbollit “Peja” ka zhvilluar ndeshje ndaj klubit grek, Maroussi.
Një detaj interesant është vënë re pas përfundimit të ndeshjes.
Basketbollisti i Pejës, Andi Ahmeti, ka refuzuar që t’ia zgjasë dorën basketbollistit serb të klubit grek, Miroslav Raduljica.
Kjo pasi, ditë më parë ky i fundit, në një postim të klubit të tij kishe shkruar “Kosova është Serbi”.
Kjo sekuencë është transmetuar nga Asist, përcjellë Gazeta enigma.
Peja u posht në Greqi nga Maroussi në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për FIBA Europe Cup. /Gazeta Enigma