Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka listohet në mesin e tre futbollistëve që ka më së shumti paraqitje në garën e madhe të futbollit, Europa League.
Ai gjithësej në këtë kompeticion deri më tani numëron 63 paraqitje.
Më shumë se Xhaka, paraqitje në Europa League, kanë vetëm dy futbollistë, Aleksandar Dragoviq, 66-të dhe Rui Patricio, 69-të.
Granit Xhaka, prej se u transferua në Arsenal, luajti gjashtë sezone në këtë garë, derisa në vitin 2019-të e arriti edhe finalen me “Topçinjtë”, që e humbi kundër Chelseat, por edhe këtë pranverë të këtij viti, të cilën po ashtu e humbi me Bayer Leverkusenin kundër Atalantas.
Sivjet Xhaka po luan në Champions League pas një mungese të gjatë në garën më prestigjioze. /Gazeta Enigma