Një këmbësor goditet nga automjeti në Prishtinë

Një këmbësor goditet nga automjeti në Prishtinë

Të enjten një këmbësor është goditur nga një automjet në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 08:00, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit është lënduar  një person (këmbësori). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka theksuar Ahmeti. / Gazeta Enigma.

Related Articles