Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve në New York, është takuar edhe me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, shkruan Enigma.
Osmani bëri të ditur se janë takuar për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Takimi i radhës me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, për të diskutuar për thellimin më tutje të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndërmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë, si dhe paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin”, ka shkruar Osmani.