Marrëveshja e Ohrit, Hamza: Dy pika janë të papranueshme, Kurti zgjodhi ofertën më të keqe

Marrëveshja e Ohrit, Hamza: Dy pika janë të papranueshme, Kurti zgjodhi ofertën më të keqe

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeminstër, Bedri Hamza ka folur për të ardhmen e Dialogut, shkruan Enigma.

Hamza ka vlerësuar se Dialogu është proces i vështirë dhe se janë të paktën dy pika që janë shumë problematike për Kosovën dhe rrjedhimisht të papranueshme.

Ai ka theksuar se Kryeministri Kurti ka pranuar ofertën më të keqe, meqë marrëveshja përmban Rezolutën 1244 dhe Arbitrazhin.

“Janë të paktën dy pika në këtë marrëveshje që janë të papranueshme. Rezoluta 1244 dhe Arbitrazhi. Ne nuk guxojmë të pranojmë mekanizma paralel. Kosova ka institucionet e pavarura, e ka Gjykatën Kushtetuese”, ka shtuar ai.

Related Articles