Sot ditë e nxehtë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 29 gradë

Sot ditë e nxehtë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29gradë Celsius. Do të fryjë erë, kryesisht nga drejtimi i juglilindjes me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Related Articles