“Dëshironi luftë, do ta keni”, Guardiola e paralajmëron Arsenalin

“Dëshironi luftë, do ta keni”, Guardiola e paralajmëron Arsenalin

Pep Guardiola ka paralajmëruar se rivaliteti me Arsenalin është shndërruar në një “luftë”, pas barazimit prej 2-2 xhiron e kaluar.

Gjërat kanë eskaluar paksa, pas një ndeshje tejet të zjarrtë mes dy gjigantëve anglez në “Etihad Stadim”, të dielen e kaluar.

Pas ndeshjes, Gabriel reagoi pas goditjes me top që mori nga Erling Haaland, duke thënë se kjo është një “luftë” dhe se “është normale të ketë veprimi provokative” në futboll.

Guardiola dha mendimin e tij rreth kësaj situate, i cili thotë se tashmë janë në një rivalitet të ashpër me “Topçinjtë”.

Një gol i John Stones në fund të ndeshjes i dha një pikë Manchester Cityt, duke barazuar rezultatin 2-2, në një ndeshje që pati të gjitha. Rodri pësoi një lëndim që ia humbi sezonin, teksa Leandro Trossard u ndëshkua me të kuq. Haaland i shpëtoi dënimit pasi goditi Gabrielin me top në kokë pas golit të barazimit, teksa Stones e kritikoi Arsenalin për mënyrën e lojës.

Guardiola po ashtu hudhi benzinë në flakë, me një deklaratë të tij gjatë ditës së djeshme.

“Dëshironi luftë, do ta keni. Gabriel e tha në mënyrë perfekte pas ndeshjes. Ne duhet të provokojmë kundërshtarin. Ju më provokoni mua, atëherë unë do të jem këtu”, ka thënë Guardiola.

Guardiola dhe Mikel Arteta kishin një marrëdhenie goxha të mirë, sa punonin bashkë te Manchester City, mirëpo i janë futur një rivaliteti si trajnerë.

Dy ekipet, City dhe Arsenal ka dy sezone që rivalizojnë njëra-tjetrën në garën për titullin kampion në Premier League, por është ekipi i drejtuar nga Guardiola që triumfoi në të dyja herët.

Related Articles