Lavdërata për Kosovën janë shprehur në Shqipëri.
Këto fjalë të mira u thanë gjatë konferencës “Zëra që sfidojnë sklerozën multiple”, ku të pranishëm ishin pacientët të prekur nga skleroza multiple si dhe të afërmit e tyre, të ciëlt folën për vështirësit që ata hasin në dyert e spitalve në Shqipëri.
Përfaqësues të shoqatës thanë se ka mungesë të vullnetit të shtetit për marrjen e masave, ndërsa krahasuan Shqipërinë me Kosovën.
“Numri i personave që marrin trajtim për sklerozë multiple është shumë i ulët. Por duhet vullneti i qeverisë. Kosova s’është çështje buxheti por më shumë çështje vullneti e ndërgjegjësimi. Kosova e ka përqindjen e trajtimit shumë më lart se në Shqipëri”, u tha aty, raporton A2 CNN, transmeton Gazeta Enigma.
Sipas shoqatave të pacienteve me sklerozën multiple, në Shqipëri janë 1 mijë e 800 persona që vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë shifrat janë më të ulëta, afro 35 raste për 100 mijë banorë. /Gazeta Enigma