Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve Gjilani-Prishtina dhe Ferronikeli 74-Malisheva.
Në Gjilan, 45 minutat e para mbaruan 1:1.
Të parët kaluan në epërsi prishtinasit, në minutin e 22-të me Albin Krasniqin, derisa për 1:1 realizoi Kushtrim Shabani, në minutin e 36-të.
Derisa në lojën tjetër në Drenas pjesa e parë u krye 0:0.
Përballjet po zhvillohen në kuadër të javës së shtatë.