Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK ka dënuar gjuhën e Federatës së Futbollit të Kosovës ndaj portalit “Albanian Post”, raporton Gazeta “Enigma”.
Këtë reagim AGK e ka bërë përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në Facebook.
“Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë të re, ku përdor gjuhë të papranueshme ndaj portalit Albanian Post, duke e lidhur atë me “struktura kriminale””, thuhet në reagimin e tyre.
“AGK-ja e dënon këtë gjuhë të rrezikshme ndaj medies nga ana e organit më të lartë të futbollit në vend”.
“AGK-ja e fton Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova që në vend të sulmeve dhe gjuhës së rëndë, të adresojë raportimet në këtë dhe media të tjera për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Enigma/