Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim grupin nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Sipas njoftimit të lëshuar, theksohet se në bazë të Ligjit për nisma legjislative, Konjufca ka pranuar në mënyrë solemne nismën legjislative të nënshkruar nga qytetarët.
Kjo për propozim ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, të dorëzuar nga përfaqësues të sindikatës SBAShK. /Gazeta Enigma