Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ministrin e Gjermanisë për për Bujqësinë dhe Ushqimin, gjatë vizitës që po zhvillon atje.
Osmani ka publikuar fotografi nga ky takim dhe ka deklaruar se Gjermania mbetet një partner jetik për Kosovën, shkruan Enigma.
“Falenderova ministrin gjerman Cem Ozdemir për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj Kosovës. Gjermania mbetet një partner jetik për Kosovën, ndaj do t`i fuqizojmë edhe më shumë marrëdhëniet tona në dobi të qytetarëve të vendeve tona.”, ka shkruar Osmani.