Dyshime për sasi të lartë të manganit në Badoc – IKSHPK-ja merr mostrat për testim

Dyshime për sasi të lartë të manganit në Badoc – IKSHPK-ja merr mostrat për testim

Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike është duke e testuar ujin e Badocit, nëse në të ka vlera të shtuara të manganit, raporton Gazeta “Enigma”. 

Nga IKSHPK-ja kanë thënë se rezultatet e mostrave të marra deri më tani kanë treguar se nuk ka vlerë të shtuar të manganit mbi standardin e paraparë. 

Por ata kanë thënë se të mërkurën sërish kanë marrë mostra dhe se rezultatet do të dalin sot. 

Kujtojmë se Liqeni i Badocit furnizon me ujë të pijshëm 20 për qind të kryeqytetit. /Gazeta Enigma/

Related Articles