Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri ftohen nga Zvicra për ndeshjen me Serbinë në Beograd

Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri ftohen nga Zvicra për ndeshjen me Serbinë në Beograd

Lojtarët me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri, janë ftuar nga Kombëtarja e Zvicrës për ndeshjen me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja do të zhvillohet në Beograd, më 12 tetor nga ora 20:45.

Paraqitja e Xhakës në stadium do të jetë një “shibël në sy” për tifozët serbë, të cilët ende e mbajnë mend mirë golin bombastik të Xhakës, kur “shpoi” rrjetën e Serbisë në Botërorin e vitit 2018, madje duke bërë me duar shqiponjën krenare teksa festonte bashkë me yllin tjetër me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqirin. /Gazeta Enigma

Related Articles