Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar letrën e kërkim faljes të tre lojtarëve dardanë, Edon Zhegrova, Arjanet Muric dhe Florent Muslija, pasi këta të fundit nuk ndoqën standardet e FFK-së, duke shkuar në klube të natës në prag të ndeshjeve të Kosovës.
Treshja në letër thanë se kanë bërë “një gabim të madh” dhe për këtë i kërkuan falje trajnerit, bashkëlojtarëve, Federatës dhe tifozëve dardanë.
“Ne duam të luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirë në të ardhmën”, thuhet tutje në letër.
FFK tha se kërkim falja reflekton “angazhimin tonë të përbashkët për rregullat dhe vlerat që na udhëheqin”.
“Sot, si një familje e bashkuar, ndiejmë nevojën për të bërë një publikim të rëndësishëm për kërkim falje nga tre lojtarët për mosrespektimin e rregullave të Kombëtares së Kosovës. Kjo reflekton angazhimin tonë të përbashkët për rregullat dhe vlerat që na udhëheqin”, thuhet në reagimin e FFK-së.
“Bashkë, me përgjegjësi e përkushtim, drejt sukseseve!”, shtoi Federata.
Letrën e plotë mund ta lexoni më poshtë. /Gazeta Enigma